Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka bërë emërimin e drejtorëve të rinj në katër drejtori komunale.
Emërimi i drejtorëve të rinj është bërë në Drejtorinë e Infrastrukturës Lokale, Drejtorinë e Arsimit, Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë dhe në Drejtorinë e Inspekcionit dhe drejtorët e rinj janë:
Muhamet Gjoka – Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim,Endrit Gllareva – Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë lokale,Ruzhdi Lestrani – Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë,Milaim Hajdari – Drejtor i Dretorisë së Inspekcionit.Kryetari Lladrovci të emëruarve u ka uruar punë të mbarë në udhëheqjen e drejtorive përkatëse.“Sot, kam emëruar katër drejtorë të rinj, në krye të drejtorive. Të emëruarve ju uroj punë të mbarë dhe pres realizimin e prioriteteve në dobi të qytetarëve”, ka thënë Lladrovci. /Lajmi.net/