Fjalë Kyçe

Thaçi uron besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes

Thaçi uron besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes.

Ai ka uruar që të ketë mirëqenie më të mirë për komunitetin ortodoks dhe gjithë qytetarët e Kosovës.

“Kjo festë e shpresës le të shërbejë për të treguar shpirtin human dhe për t’u solidarizuar me njëri-tjetrin, duke fuqizuar vlerat e të gjitha komuniteteve në vendin tonë. Paqe, harmoni dhe lumturi në çdo familje tuajën”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.