Fjalë Kyçe

Arrestohet hoxhanesha kosovare që kërkoi hakmarrje ndaj Amerikës dhe përkrahë Iranin

Arrestohet hoxhanesha kosovare që kërkoi hakmarrje ndaj Amerikës dhe përkrahë Iranin

Është ndaluar për 48 orë Ikballe Berisha-Huduti e njohur edhe si ‘Hoxhanesha Igballe’, e cila përkrahë veprën e gjeneralit famëkeq iranian Qassem Soleiman.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha e ka konfirmar lajmin për Gazetën Metro, ku tregoi se Ikballe Berisha-Huduti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente. Me respekt Daut Hoxha Zëdhënës i PK’së”, tha Hoxha për Metron.

Kujtojmë, që ‘Hoxhanesha Igballe’ e ka quajtur vrasjen e gjeneralit iranian si një krim amerikan, madje ka thënë se duhet hakmarrje për këtë pasi është obligim. Ajo ka dalur kundër Amerikës, duke e quajtur presidentin amerikan kriminel, si njëri që ia ka dashur vdekjen gjeneralit iranian

“Populli Irakian doli ne rruget e Irakut menjehere pas krimit amerikan, per te denuar ashper padrejtesine qe iu bë dy figurave eminente ne Irak e Iran dy gjeneralve te tyre Gjeneral Sulejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhasht durimin ngase te mbysesh zotin e shtepise i ke mbyt tere antaret e shtepise, e pastaj hakmarrja eshte obligim por nuk ka kufi”, kishte shkruar shkruar ajo në Facebook.