LDK po ia kërkon VV-së një minstri më shumë.
Të paktën këtë kusht ia ka vendosur Lidhja Demokratike e Kosovës në Pejë në takimin e sotëm të kryesisë në këtë komunë.
Sipas tyre, LDK e meriton një ministri më shumë, në këtë rast 6 sosh.
LDK është parti me traditë, ka kuadro që garantojnë qeverisje të ndershme dhe profesionale.
Postimi i plotë:
Kryesia e LDK-së në Pejē, e kryesuar nga kryetari z.Gazmend Muhaxheri mbajti mbledhje të rregullt dhe bisedoj për zhvillimet politike rreth koalicionit qeverisës.
Dega e Pejës mbështet krijimin e qeverisë së përbashkët me VV por me kusht që LDK të ketë pushtet të barabart me VV-në. LDK duhet tē ketë 6 ministri dhe Presidentin sepse i meriton. Këtë e konsiderojmë ndarje racionale dhe të balancuar të pushtetit.
LDK është parti me traditë, ka kuadro që garantojnë qeverisje të ndershme dhe profesionale.
LDK është parti e dytë në zgjedhje por me një dallim shumë të ngusht me të paren, prandaj edhe e meriton gjysmen e pushtetit politik.
LDK është parti e dashur për qytetarët dhe e kërkuar nga të gjithë, prandaj ka çmim të lartë!.