Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për aksidentin në Ozdrim të Pejës ku mbeti e vdekur një vajzë 8 vjeçare

Policia jep detaje për aksidentin në Ozdrim të Pejës ku mbeti e vdekur një vajzë 8 vjeçare

Policia e Kosovë, drejtoria Rajonale në Pejë, ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin me fatalitet që ndodhi sot në Ozdrim të Pejës, ku mbeti e vdekur një vajzë 8-vjeçare.

Sipas komunikatës dërguar medieve, Policia e Kosovës, njofton se deri të aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

“Me datën 07.01.2020.rreth orës 13.47 në rrugën Istog-Pejë, në fsh. Ozdrim ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, ku ishte e përfshirë vetura ‘SEAT’ me ngjyrë të zezë me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga i dyshimti L.D. (1992) m/k/e, dhe vetura tjetër ‘VË Golf’ me ngjyrë të kaltër me targa të regjistrimit të Kosovës, drejtuar nga i dyshuari dytë B.G.(1948) m/k/sh.

Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit, Seat’ ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Istogut në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Ozdrim, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me pjesën e parë ballore e godet automjetin ‘VË Golf’ në pjesën e parë të anës së djathtë i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog”, thuhet në komunikatë.

Përveç kësaj, të gjithë personat kanë marrë lëndime të rënda trupore, derisa këtyre lëndimeve nuk ka mundur të u mbijetojë 8-vjeçarja.

“Me ketë rast pos dëmeve të mëdha materiale shkaktohen edhe lëndime trupore të rënda dhe të gjithë të lënduarit dërgohen në Spitalin Rajonal Pejë. Si pasojë e lëndimeve viktima femër pasagjere lindur vitin 2012 humbë jetën, vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës spitalore.

Për shkak të lëndimeve të rënda dy persona ndalohen për shërim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa i dyshimti pas marrjes së ndihmës së parë lirohet nga spitali, por me urdhër të Prokurorit për krime të përgjithshme ndalohet për të vazhduar me procedura të mëtejme. Trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit”, përfundon komunikata e PK.