Një simpatizant i LVV-së derisa prononcohej lideri i kësaj partie Albin Kurti, para se të shkojë në takim me LDK-në, është shprehur optimist për arritje të marrëveshjes, teksa e ka uruar kreun e kësaj partie duke thënë se sot do të bëhet kryeministër.
Derisa Kurti ishte duke folur para gazetarëve për marrëveshjen me LDK-në, nga ku edhe deklaroi se është afër dakordimit me Isa Mustafën, fjalimin e tij e ka ndërprerë një qytetar që ishte jashtë selisë së partisë.
“Urime kryeministër, e dimë që sot ke për t’u bërë kryeministër. Urime”, kështu shprehet ky qytetar.
Kurti iu është përgjigjur me ‘faleminderit’, derisa ka hipur në veturë për t’u nisur në Kuvendin e Kosovës.
Para fillimit të takimit me kryetarin e LDK-së, lideri i VV Albin Kurti tha se ka vullnet dhe mundësi që të arrihet marrëveshja sot për bashkëqeverisje, por sipas tij nuk varet edhe prej tij. Kurti shtoi se marrëveshja është shumë afër.