Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar pas përfundimit të takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
As sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.
Se janë përafruar qëndrimet rreth arritjes së marrëveshjes LVV-LDK, u konfirmua edhe nga vetë partia e Albin Kurtit.
Përmes një postimi në profilin zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje, u bë e ditur se edhe nesër do të ketë një takim të radhës me LDK-në, takim ky që do të jetë drejt arritjes së marrëveshjes.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim.
Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër.