Fjalë Kyçe

Thaçi në heshtje pas përfundimit të ‘48 orëshit’ të dhënë ndaj Kurtit

Thaçi në heshtje pas përfundimit të ‘48 orëshit’ të dhënë ndaj Kurtit

Të hënën Presidenti Hashim Thaçi e ka pritur në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për t’u konsultuar rreth mandatimit të kandidatit për kryeministër.

Në këtë takim pak minutash, ndër të tjera Thaçi i ka dhënë Kurtit një afat 48 orësh që subjekti i tij ta dërgojë emrin e mandatarit në Presidencë.

Ky afat tashmë ka kaluar dhe nuk ka pasur ndonjë deklarim të ri të Thaçit, ndonëse dje Arbëria Nagavci nga VV ka thënë se “emrin e mandatarit te Presidenti do ta dërgojmë në ditët në vijim”.

Në anën tjetër Vetëvendosje dhe LDK kanë zhvilluar takimet e tyre si tentativë për ta finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje në mes tyre.

Ata do të takohen edhe sot pasdite, siç kanë bërë edhe në dy ditët e kaluara.