Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka reaguar lidhur me incidentin e djegies së veturës së deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.
Apostolova ka thënë se është e shqetësuar lidhur me raportimet për sulmin ndaj pronës së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“Jam e shqetësuar pas raportimeve për sulmin ndaj pronës së nëkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Pres që policia të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë në mënyrë që autorët të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Apostolova në Twitter.
Vetura e Simiqit është djegur në orët e vona të së mërkurës në veri të Kosovës.