Janë edhe 18 ditë deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të FFK’së , por sekretari Eroll Salihu ende nuk ua ka dërguar njoftimin delgatëve të Kuvendit të FFK’së as nuk e ka bërë publik njoftimin për Kuvend Zgjedhor.
Ky veprim është shkelje e Statutit të FFK’së, Në nenin 28 Pika 2 thuhet: Sekretari gjeneral duhet t’i njoftojë delegatët për mbajtjen e mbledhjes, 30 ditë përpara.
Njoftimi ende nuk i është dërguar delegatëve të Kuvendit, por një vendim të nënshkruar nga Eroll Salihu kanë marrë LRF se Kuvendi Zgjedhore do të mbahet me 27.01.2020.
Njohësit e futbollit janë duke u habitur me këto shkelje Statutare, dilemat për mandatin, zgjedhjet me probleme me shkelje substanciale të Statutit të cilat kanë krijuar konfuzion tek delegatët.