Dy persona janë zhdukur në Strazhë të Kaqanikut e jo në në bjeshkët e Brezovicës siç ishte raportuar më herët.
Dy persona kanë humbur sot në fshatin turistik, Shtrazë i Kaçanikut. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka dhënë detaje lidhur me rastin e humbjes së dy personave.
“Po, siç është njoftuar policia, rreth orës 14:00, një femër dhe një mashkull, kanë humbur pasi janë ndarë nga grupi, që ishin në Kaçanik. Deri në orën 18:00, ata kanë qenë në kontakt me grupin, por rreth orës 18:00, janë ndërprerë kontaktet”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
A ka thënë se me të njoftuar rastin, Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. “Kemi njoftuar edhe rojet e pyjeve në terren dhe jemi duke bërë kërkimin”, është shprehur Gashi.
Gashi ka theksuar se vendi ku dyshohet se kanë humbur, është fshati Shtrazë i Kaçanikut. Dy persona humbin në Kaçanik, nisin kërkimet
Këtë të diel, dy persona kanë humbur në malet e Kaçanikut. Mësohet se ata ishin pjesë e një grupi që kishin shkuar së bashku për “Hiking”, por që janë ndarë dhe nuk dihet ende vendndodhja e tyre.
Policia, FSK-ja dhe Zjarrfikësit janë lajmëruar për rastin dhe kanë filluar kërkimin. Deri me tani nuk ka detaje.