Fjalë Kyçe

Vuciç s’përmbahet: Mos shpikni, kishat në Mal të Zi si ato në Kosovë janë serbe

Vuciç s’përmbahet: Mos shpikni, kishat në Mal të Zi si ato në Kosovë janë serbe

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic, e përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të ndërhyj në çështjet e shtetit fqinj rreth ligjit për liri fetare duke u ofruar të ‘ndihmoj’ epikërisht për atë çështje.

Ai tha se autoritetet e Malit të Zi, duhet të bëjnë dialog në lidhje me Ligjin mbi liritë fetare me Kishën Ortodokse Serbe që ka qendrën në Beograd, pjesë e të cilës është Mitropolia Malazeze-bregdetare, siç ju kishte bërë me dije edhe ‘shqiptarëve që ata pastaj të mos shpikin kisha të tyre’ gjatë bisedimeve në Bruksel sipas tij.

“Autoritetet malazeze flasin për Mitropolinë Malazeze-Bregdetare, ndërkaq duhet të flasin për Kishën Ortodokse Serbe”, ka thënë Vucic.

“Ta kenë të gjithë të qartë, se bëhet fjalë për Kishën Ortodokse Serbe me seli në Beograd. Ky ka qenë qëndrimi ynë dhe në bisedat me shqiptarët, në Bruksel, që ata të mos shpikin kisha të tyre”, tha Vucic duke mos u ‘përzier’.

Qëndrimi i Serbisë dhe i presidentit serb Vucic që nuk ndalon së deklaruari se nuk ka dëshirë të ndërhyjë në çështjet e fqinjëve, duke shtuar se populli serb e ai malazez janë ‘vëllezër’ por nuk përtoi të thotë se janë të gatshëm të ‘ndihmojnë’.

“Ne nuk përzihemi, por frikohemi për një gjë. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë rreth të gjitha çështjeve, por po shoh se të gjithë duan të bëjnë atë që nuk e kanë detyrë, por mirë është të presim pak”.

Vucic ishte paraqitur shumë i zemëruar pas miratimit truar pas miratimit të ligjit për liritë fetare për krishtlindjet ortodokse dhe ishte ankuar për qasjen ndaj Serbisë dhe standardet e dyfishta që aplikohen sipas tij.