Fjalë Kyçe

Aksident në Viti, dy persona të lënduar

Aksident në Viti, dy persona të lënduar

Në fshatin Tërpezë të Vitisë dje ka ndodhur një aksident trafiku.

Vozitësi deri sa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës me ngrica, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka goditur një mur të një shtëpie.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës dhe një pasagjere.Pas tretmanit mjekësorë pasagjerja është liruar për në shtëpi ndërsa vozitësi i veturës është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.