Me rastin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut, dje (15.01.2020) personalitete të larta kanë bërë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor “Masakra e Reçakut” që ndodhet në komunën e Shtimes.
Në mesin e shumë personaliteteve ishte edhe ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe të tjerë.
Pas homazheve, u plasua një video nëpër rrjetet sociale ku dukej sikur ambasadori Walker hezitoi t’ia japë dorën presidentit Thaçi; mirëpo rezultoi se videoja në fjalë ishte e manipuluar.
Klan Kosova ka siguruar videon e plotë të takimit, ku shihet se përveçse Walker ia zgjatë dorën Thaçit, ai edhe e përqafon atë.
Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë.
https://youtu.be/XJ5IQcuxfQ8