Fjalë Kyçe

Mustafa kërkon zbardhjen e vrasjes së Smajl Hadarajt

Mustafa kërkon zbardhjen e vrasjes së Smajl Hadarajt

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar ish-deputetin e LDK-së, Smajl Hajdaraj në 18 vjetorin e vrasjes së tij.
Ai përmes një komunikate për media ka kërkuar që organet e drejtësisë që të zbardhen të gjitha rastet e vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

“Sot, bëhen 18 vite nga momenti tronditës i vrasjes së njërës prej figurave më të rëndësishme të LDK-së, ish-deputetit të Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj.

Ai thotë se Smajl Hajdaraj, komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Rugovës, luftoi me vendosmëri dhe trimëri kundër pushtuesit serb.

“Ai gjatë gjithë jetës së tij, ishte i pathyeshëm si personalitet, aktivist i rrugës për liri dhe demokraci, dhe tregoi shembullin më të mirë të një njeriu që për brezat e ardhshëm do të mbetet model se si mbrohet dhe duhet atdheu. Smajli u vra pabesisht, para hyrjës së banesës së tij në Pejë, siq duket rruga e drejtë dhe aktiviteti i tij prej atdhetari iu pengoi qarqeve anti-kombëtare duke ia ndalën në gjysmë rrugën e nisur për liri”, thuhet në njoftim.