Presidenti Hashim Thaçi pritet të jetë njëri nga dëshmitarët në procesin gjyqësor të Veteranëve.
Avokati i të akuzuarit Fadil Shurdhaj, Skender Musa ka thënë se Thaçi do të ftohet si ish drejtor i përgjithshëm i UCK-së, raporton KTV.
“Arsyeja pse e kemi propozuar është se ai ka qenë personi i cili ka negociuar me transformimin e UÇK-së në TMK dhe ne mendojmë se i ka pas listat e ushtarëve të UÇK-së. Arsyeja e dytë është se ai ka qenë personi i i cili ka arrit marrëveshje që të futen në listat e ushtarëve të UÇK-së edhe pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes. Ne besojmë se ka pas lisa të ushtarëve të UÇK-së të cilët kanë mbet në strukturë të TMK-së dhe pjesa tjetër që ka kaluar në civil. Mendojmë që këta persona të propozuar do të ndihmojnë në ndriçimin e kësaj çështje” ka thënë Musa.
18 dëshmitar janë propozuar nga mbrojtja e ministrit të FSK-së Rrrustem Berisha.
Këtë e ka bërë të ditur avokati i Berishës, Artan Qerkini i cili ka thënë se në mesin e dëshmitarëve janë edhe ish ministrat e mbrojtjes dhe zinxhiri komandues i brigadës 138 që e kishte udhëhequr Rrustem Berisha.
Qerkini më tutje përmes një parashtrese të dërguar Gjykatës ka kërkuar që të shpallet të papranueshme audioincizimi i siguruar nga prokuroria nga dëshmitari Bujar Shala me arsyetimi se audioincizimi ka qenë i paautorizuar.