Fjalë Kyçe

12 plumba shkrepën në drejtim të një lokali në Prishtinë

12 plumba shkrepën në drejtim të një lokali në Prishtinë

Një ngjarje si në filma ka ndodhur dje në Prishtinë.

Policia ka treguar se ankuesi i gjinisë mashkullore ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, nga ku kanë gjetur 12 gëzhoja.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.