Çifti i njohur Nora dhe Robert Berisha po vazhdojnë të jenë ndër më të përfolurit.
Kjo për shkak se muaj më parë ishte Roberti ai që dha deklaratën se çifti i kanë ndarë rrugët, por nuk vonoi shumë dhe postimin e fshiu, duke bërë gjithçka mjegull në mendjet e publikut, shkruan “Kosovarja”.
Në intervistat që pasonin pas ndarjes, Roberti së fundmi herë nuk i ka shkëptur shpresat për një bashkim me Norën, por është këngëtarja e ajo e cila që nga fillimit e gjerë më sot ka qëndruar shumë indiferente në këtë çështje.
Se mos vallë janë ribashkuar apo janë në at drejtim, por flet edhe veprimi i fundit i çiftit.
Nora dhe Roberti shihen në më të mirin qejf bashkë me vajzën e shoqërinë e tyre duke shijuar vendet turistike dhe mrekullitë e borës.
Ndryshe, bashkë me ta kësaj radhe është parë edhe motra e Norës, Era Istrefi.