Fjalë Kyçe

Rashica asiston në golin e fitores së Bremenit si mysafir

Rashica asiston në golin e fitores së Bremenit si mysafir

Milota Rashica përsëri ka qenë lojtari kyç i ndeshjes pasi që ka asistuar në golin e fitores se Bremenit si mysafir i Fortuna Dysseldorf.

Werder Bremen ka fituar si mysafirë i Fortuna Dusseldorf me vetëm një gol të shënuar. Në këtë ndeshje Rashica ka luajtur 90 minuta dhe asisti i tij ishte vendimtar në marrjen e tri pikëve të Bremen.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me vendasit që ishin më këmbëngulës. Në pjesën e dytë ishte Werder Bremen që shënoi golin e parë pas një ndërprerje.

Rashica kroson dhe mbrojtësi i Fortunas, Florian Kastenmeir detyrohet të shënoi autogol në golin e tij. Fortuna tentoi të kthehet në lojë por nuk ia doli.

Me këtë fitore, Dortmund është në vendin e 16 me 17 pikë kurse Fortuna zbret në vendin e 17 me 15 pikë.