Real Madridi e ka mposhtur Sevillan me rezultat 2-1, duke e kaluar Barcelonën për tri pikë në rënditje. Casemiro ishte hero i Los Blancos pasi që shënoi dy golat për skuadrën e Zinedine Zidane
Real Madridi ia ka dalur që të fitojë në ndeshjen e radhës në La Liga ku e ka mposhtur me rezultat 2-1 Sevillan. Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë dhe pa gola, edhe pse Real Madrid sulmoi më shumë se Sevilla.
Në pjesën e dytë ishte një show nga Casemiro. Fillimisht ai shënoi golin e parë në minutën e 57, një gol i bukur me parabollë pas një kombinimi të tij me sulmuesin serb, Luka Jovic.
Por mysafirët reaguan shpejt dhe Luke de Jong shënon gol të bukur në minutën e 64-të. Kësaj radhe Casemiro do të shënonte me kokë në minutën e 69-të pas një krosimi maestral të Lucas Vazquez.
Me këtë fitore Real Madrid është në pozitën e parë me 43 pikë, tri më shumë se Barcelona që luan nesër në pozitën e dytë.
Ndërkohë, Sevilla ruan pozitën e katër me vetëm 35 pikë.