Fjalë Kyçe

Kosnett: Marrëveshja për fluturimet Beograd-Prishtinë, fillim për të ardhmen e shqiptarëve e të serbëve

Kosnett: Marrëveshja për fluturimet Beograd-Prishtinë, fillim për të ardhmen e shqiptarëve e të serbëve

Për marrëveshjen e arritur për kthimin e linjës së fluturimeve mes Kosovës e Serbisë, sot ka folur edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se Trumpi dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për këtë marrëveshje.

See Ambassador Philip S. Kosnett’s other Tweets
Sipas tij, ky është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për kosovarët dhe serbët.

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për ta arritur këtë marrëveshje, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për shokët tanë në Kosovë dhe Serbi. Ky hap është një fitore për regjionin. Faleminderit ambasadorit Grenell për lidershipin e tij”, ka shkruar Kosnett.