Fjalë Kyçe

Kurti takon një delegacion nga Misioni i Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së, i njoftoi edhe për bisedimet me LDK-në

Kurti takon një delegacion nga Misioni i Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së, i njoftoi edhe për bisedimet me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim një delegacion nga Misioni i Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur VV përmes një komunikate për media, ku thotë se Kurti vlerësoi rolin dhe kontributin e vëzhguesve të Misionit të BE-së në zgjedhjet e 6 tetorit, si dhe mirëpriti rekomandimet e këtij misioni në raportin përfundimtar të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Tutje në njoftim thuhet se delegacioni i Misionit të BE-së u interesua për procesin e krijimit të institucioneve, ku u njoftuan me përpjekjet e Lëvizjes për të arritur marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës për krijimin e Qeverisë.


“Në këtë takim, u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, procesin e qetë dhe të rregullt në ditën e zgjedhjeve, por edhe për sfidat pas ditës së zgjedhjeve me numërime e rinumërime të shumta deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare
Delegacioni i misionit të vëzhguesve të BE-së, prezantoi raportin përfundimtarë, gjetjet dhe rekomandimet e tyre përkitazi me zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, të cilat do të shërbejnë si bazë e mirë për të përmirësuar infrastrukturën ligjore dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për administrimin e zgjedhjeve në Kosovë”,
thuhet në njoftimin e LVV-së.