Një person nga fshati Lubiçev, dje ishte dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit pa shenja jete.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa për policinë kjo është vdekje e dyshimtë.