Fjalë Kyçe

Drejtorit të Doganës së Kosovës i vazhdohet mandate edhe për tri vite

Drejtorit të Doganës së Kosovës i vazhdohet mandate edhe për tri vite

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme i ka vazhduar mandatin edhe për tri vite Bahri Berishës.

Ai ka thënë se gjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka profesionalizëm e korrektësi.

“Në kuadër të kompetencave të mija kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, i vazhdova mandatin edhe për tri vite. Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tija në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera!”, ka shkruar ai.