Fjalë Kyçe

Kuvendi i Prishtinës merr vendim për çështjen e Liqenit të Badovcit

Kuvendi i Prishtinës merr vendim për çështjen e Liqenit të Badovcit

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dy rekomandime dhe ka marrë një vendim lidhur me ndërtimet në afërsi të Liqenit të Badovcit në kryeqytet.

Kuvendi rekomandon që Liqeni i Badovcit të futet tek Zona e Peisazhit të Mbrojtur dhe të anulohen Kushtet Ndërtimore për palën e përfshirë.

Gjithashtu këtu u morr vendim që të anulohet Plani Zhvillimor Komunal për Zonën I, II dhe III.

Rekomendimet dhe vendimi dolën nga kërkesa e Grupit të Qytetarëve për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, e paraqitur në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot lidhur me këtë çështje.