Qindra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të policit Sami Thaçi.
Polici Sami Thaçi, është varrosur në fshatin Shkarashnik të Malishevës, në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë policë dhe disa politikanë.
I ndjeri është varrosur me nderime të larta shtetërore.
Kujtojmë se Sami Thaçi është vrarë mbrëmë gjatë një aksioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit.