Pacientët me koronavirus po përpiqen të përhapin sëmundjen duke pështyrë qëllimisht punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Një mësuese nga Afrika e Jugut e cila ka mbetur e bllokuar në Wuhan, qyteti kinez në epiqendër të shpërthimit të virusit, tha se të infektuarit po pështyjnë gjithashtu në butonët e ashensorit, transmeton Gazeta Alo.
Ajo ka shumë frikë të dalë jashtë pasi mund të preket nga sëmundja vdekjeprurëse, pasi shifrat tregojnë se rastet janë trefishuar brenda vetëm tri ditësh.
Koronavirusi mund të përhapet nga një person në tjetrin përmes teshtitjes ose kollës, dhe kjo tendosje është vlerësuar si shumë ngjitëse.
Numri i njerëzve të konfirmuar se janë infektuar me koronavirusin Wuhan tani ka tejkaluar 6,100 që kur viursi filloi gati një muaj më parë.
Rreth 133 njerëz kanë vdekur deri tani, shumica e të cilëve kanë jetuar në Wuhan, tani një qytet i shkretë për shkak të bllokadës së paparë nga autoritetet kineze.
Mësuesja Jessica Bailing thotë se ka dëgjuar rrëfime të frikshme ku pacientët e preku po heqin maskën dhe po pështyjnë mbi stafin mjekësor për të përhapur sëmundjen.