Një aksident ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Kliçinë.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Kliçinë. Si pasojë e aksidentit shoferi i njërës nga dy veturat e përfshira në aksident ka pësuar lëndime trupore. Ai nga qytetarët është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Më pas për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar për në QKUK në Prishtinë”- tha Rugova.