Fjalë Kyçe

Zyrtare: Jovic është lojtari më i ri i Real Madridit

Zyrtare: Jovic është lojtari më i ri i Real Madridit

Sky Sports Germany sapo ka publikuar lajmin se lojtari serb i Eintracht Frankfurt, sulmuesi Luka Jovic ka firmosur me Real Madridin për 5 sezonet e ardhshme.

Marrëveshja mes klubeve është arritur për shifrën e 60 milionë eurove.

Jovic do të ketë një pagë bruto prej 10 milionë eurosh në sezon. Klubi madrilen po planifikon ta bëjë publik transferimin e tij javën e ardhshme.

Lajmin e ka konfirmuar dhe e përditshmja spanjolle AS.