Deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, ka thënë se fotografia të cilën e publikoi sot të gruas së dhunuar gjatë luftës, është gjetur tek aparati i ushtarit të vrarë serb,shkruan GazetaAlo
Këto deklarata Brovina i ka bërë të ditur në emisionin Pressing të T7.
Ajo ka thënë se serbët përveç se kanë dhunuar, ata kanë inçizuar aktet e tyre të shëmtuara.
Tutje Brovina ka deklaruar se ky rasti i cili sot ka qarkulluar në media nuk ka ndodhur në qytetin e Rahovecit.
Fotografia të cilën e ka ekspozuar Brovina sot para Kuvendit dyshohet që është skenë e një filmi pornografik në Irak. /GazetaAlo/