Fjalë Kyçe

Mustafa mbledh sërish kryesinë e LDK-së

Mustafa mbledh sërish kryesinë e LDK-së

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur përsëri Kryesinë e partisë së tij.

Thirrja e kësaj mbledhje të Kryesisë vjen pas diskutimeve të djeshme mes partisë në lidhje me ofertën e Vetëvendosjes dhe shqyrtimin për t’u futur në koalicion.

Po ashtu në këtë mbledhje është mësuar se do të merren disa vendime nga LDK që të shikojnë se cilat janë hapat e mëtutjeshëm nëse dështon koalicioni me LVV’në, po ashtu dhe dështimi i votimit të qeverisë Kurti, përgjegjësi bie tek kjo parti e dytë që foli pas zgjedhjeve në Kosovë.

Kujtojmë se oferta e fundit e LDK’së ka qëne që pozita e Kryeparlamentarit t’i takon Vjosa Osmanit deri më 2021, pastaj ajo të lihet dhe të merret pozita e Presidentit, oferta parasheh dhe 5 ministri.

Mirëpo kjo është refuzuar nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka deklaruar se nuk kthehet mbrapa datës 26 dhjetor, ku Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar Kuvendi.