Fjalë Kyçe

Policia jep detaje nga plagosja e një personi te Menza e Studentëve

Policia jep detaje nga plagosja e një personi te Menza e Studentëve

Para pak minutash afër Menzës së studentëve sipas raportimeve ka ndodhur një incident ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Ai është shprehur se rasti ka ndodhur pas orës 22 në rrugën Agim Ramadani afër Menzës së Studentëve.

“Ka qenë një mosmarrëveshje midis dy grupeve. Në njërin grup kanë qenë 2 persona dhe në grupin tjetër 3, ku në konflikt e sipër njëri person nga grupi me 2 persona parë ka mbetur i plagosur në këmbë”, tha Bajram Krasniqi.

“Policia ka arritur në vendin e ngjarjes por nuk ka arritur të identifikojë të dyshuarit të cilët janë persona të panjohur edhe për viktimën dhe shokun e tij”, tha ai.