Fjalë Kyçe

Sipas Osmanit, Konjufca s’ka nevojë të japë dorëheqje pasi të zgjidhet ministër

Sipas Osmanit, Konjufca s’ka nevojë të japë dorëheqje pasi të zgjidhet ministër

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se Glauk Konjufca nuk ka nevojë të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit pasi të zgjidhet ministër i Punëve të Jashtme.

Ajo ka thënë se mandati i tij si deputet apo kryetar Kuvendi përfundon menjëherë pasi të votohet si anëtar i Qeverisë.

“Sipas dispozitave kushtetuese nuk ka nevojë në raste të tilla për dorëheqje sepse automatikisht mandati i tij si deputet, rrjedhimisht si kryetar Kuvendi përfundon në momentin që votohet si anëtar i kabinetit qeveritar”, ka thënë ajo në dalje të Kuvendit gjatë kohës së pauzës në seancën e votimit të Qeverisë së re.

Osmani është shprehur e bindur se sot “do të votohet për jetësimin e vullnetit qytetar”.

Vetë Osmani pritet të jetë kryeparlamentare pas largimit të Konjufcës së VV-së.