Dy bombardues strategjikë rusë Tu-160 kryen së fundmi fluturime 16 orëshe mbi territorin neutral të Arktikut duke fluturuar gjithashtu mbi veriun e Atlantikut, detin e Zi, detin Balltik e oqeanin Paqësor, për të treguar aftësitë e tyre në fluturimet e zgjatura.
Lajmi shkaktoi gjendje vigjilence në sistemet amerikano-veriore të radarëve teksa avionët gjigandë janë nga më të aftët në shërbimin e forcave ruse dhe mund të dislokojnë një rang të gjerë armatimesh duke përfshirë dy kategori raketash me mbushje bërthamore.
Ministria ruse e mbrojtjes tha në lidhje me patrullimin e gjatë: “Operacion ii fluturimit zgjati më shumë se 16 orë, teksa avionët performuan furnizim ajror me karburant.”
Zhvillimi vjen në një kohë të rritjes së prezencës ushtarake ruse në Arktik, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes raketore S-400 dhe avionë interceptues MIG-31. ndërsa bombarduesit Tu-160 po përdoren si një shfaqje e fuqisë në rritje ruse, teksa kanë kryer vizita të rregullta në Venezuelë e Afrikën e Jugut.
Kremlini raportohet se ka vetëm një numër të kufizuar të tyre, 18 në gjendje aktive, teksa po përpiqet të integrojë flotën e përmirësuar të avionëve Tu-160M2 dhe të ndërtojë të tjerë Tu-160.