Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, për të cilën thotë se mezi pret që bashkë të punojnë për agjendën e përbashkët evropiane.
Me anë të një postimi në Twitter, Apostolova ka thënë se dita e sotme është një ditë e rëndësishme për Kosovën, duke uruar formimin e Qeverisë së re.
“Ditë e rëndësishme për Kosovën. Urime për Qeverinë e re! Mezi pres të punojë me kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë për agjendën tonë të përbashkët evropiane për popullin e Kosovës”, ka shkruar Apostolova.
Sot është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku është votuar Qeveria e re, me në krye Albin Kurtin që arriti t’i marrë 66 vota pro dhe 10 abstenime.