Pas formimit të qeverisë menjëherë kanë reaguar edhe këngëtarët e estradës.
Përmes rrjetit social Instagram, këngëtari Sabri Fejzullahu është shprehur m disa fjalë për qeverinë e re, shkruan Kosovarja.
“Urime qeverisë të kryeministrit Kurti dhe koalicionit VV-LDK. Albin Kurti uroj ta shpiesh Kosovën dhe popullin e saj drejt demokracisë t’sinqertë, progresit ekonomik dhe një jete me dinjitet, që në shekullin 21 është e drejtë për të gjithë shqiptarët, e jo privilegj. Urime Kosovë”, janë fjalët e tij përballë fotografisë së Albin Kurtit.
Theksojmë, Sabri Fejzullahu vazhdon të jetë në top formë për këngët e tij.