Vlora Çitaku ka shkruar në Facebook një kërkim falje për viktimën.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka shkruar në Facebook një kërkim falje për viktimën, gruan e parë shqiptare që rrëfeu për dhunën në kohë lufte, Vasfije Krasniqi Goodman.
Reagimi i saj vjen pasi deputetja Flora Brovina prezantoi atë që e cilësoi dëshmi fotografike të përdhunimit të një gruaje kosovare në kohë të luftës, nga ushtarët serbë, në sytë e familjes së saj. Por nuk ishte ashtu, ajo fotografi doli të jetë nga një film pornografik.
“Vasfije Krasniqi Goodman, na fal.”, ka shkruar Vlora Çitaku, në Facebook.
Zbulimi se fotografia i takon një faqeje pornografike, ka shkaktuar reagime të ashpëra, madje po kërkohet edhe dorëheqja e deputetes së PDK’së, Flora Brovina.