Fjalë Kyçe

Vogëlushja me zemër të madhe, shkurton flokët për t’ia dhuruar fëmijëve me kancer

Vogëlushja me zemër të madhe, shkurton flokët për t’ia dhuruar fëmijëve me kancer

Ajo quhet Ajna është me moshë e vogël, por ka një zemër të madhe.

Sot, vogëlushja ka vendosur të shkurtojë flokët, e krejt këtë e ka bërë për t’ia dhuruar bashkëmoshatarëve të saj, të cilët janë prekur nga kanceri, transmeton Indeksonline.

Madje, Ajna sipas babait të saj, ka kohë që i ka rritu flokët vetëm për këtë qëllim.

“Kjo jetë është më e bukur kur ndihmojmë dhe ndajmë me të tjerët

Vajza ime Ajna ka shume kohe që i zgjat flokët për ti dhuruar për fëmijët e sëmure me kancer.

Ajna donte të rikthente buzëqeshjen e shpresën te këta fëmijë,ajo dhuroi për të treguar se sa shumë i ndjen ata”, ka treguar babai i saj.

Ai ka thënë gjithashtu se vajza e tij, s’është hera e parë që bëhet pjesë e këtyre iniciativave.

“Ajna ka qene aktive ne shume organizime per ta dhe është mishëruar me dhimbjen, luftën dhe shpresën e tyre.

Jam mjaft i lumtur që vajza ime e ka kuptuar se kjo jetë është më e bukur kur ndihmojmë dhe ndajmë me të tjerët”.