Fjalë Kyçe

Papa Françesku takon besimtaren që e tërhoqi prej krahu

Papa Françesku takon besimtaren që e tërhoqi prej krahu

Ndoshta ky gjest nuk do të bëhet aq viral sa dhe video e parë, por ndoshta është një shëmbëlltyrë moderne për faljen.

Në prag të Vitit të Ri, në përfundim të një audiencë, Papa Françesku nuk mundi të fshihte pakënaqësinë ndaj një vizitoreje në sheshin “Shën Pjetri”. Ai po përshëndeste pelegrinët në një moment kur nga turma një grua i tërheq fort dorën.

Në atë moment Papa Francesku godet dorën e pelegrines. Truproja ndërhyn për të larguar dorën e pelegrines.
Papa pranoi se në atë moment humbi durimin.

“Të gjithëve na ndodh të humbim durimin. Më ndodhi edhe mua. Kërkoj ndjesë për shembullin që dhashë” u shpreh ai.

Megjithatë, këto fjalë nuk ishin të mjaftueshme për Papën, i cili vendosi të kërkojë gruan, siç konfirmohet nga ANSA, për t’i kërkuar asaj personalisht falje.

Takimi nuk u komentua nga Vatikani, por u konfirmua edhe nga fotot zyrtare që përshkruan protagonistët e kësaj historie me një përfundim të lumtur në Sallën Paul VI. Në gjuhën e trupit ju vëreni ngrohtësinë, midis një shtrëngimi duarsh miqësor, fytyrave të qetë, buzëqeshjeve dhe dorës së shtrirë nga të dy palët.

Duke i kërkuar falje gruas, Papa, në mesazhin e audiencës së përgjithshme të kësaj të Mërkure, 5 Shkurt, tha: “Sa e vështirë është të pranosh një gabim dhe të kërkosh falje!”