Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Dje Brovina paraqiti para medieve një fotografi, përshkimi i së cilës, sipas deputetes, shfaqte tre ushtarë serbë po dhunonin seksualisht një grua kosovare.
Kjo fotografi po dyshohet se është e rreme pasi ajo ishte marrë nga një film pornografik në Iran.
Megjithëkëtë, Brovina ka mohuar kategorikisht se fotografia është manipulim, sipas saj, ajo e njeh viktimën dhe fotografia e ‘luftës’ ishte bërë me pëlqimin e familjarëve të viktimës.
Lajmi.net në vazhdimësi ka tentuar të marrë një prononcim nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin por ka qenë e pamundur.