Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se taksa nuk i mbron më kufijtë por me ardhjen e qeverisë së re, ajo do t’i mbrojë interesat e Kosovës.
Osmani, ka thënë se tarifa për mallrat e Serbisë nuk i mbron më kufijtë e Kosovës në dialogun me Serbinë.
“Sot tarifa nuk na mbron nga diskutimet për kufijtë. Është Qeveria dhe Kuvendi që nuk lejojnë diskutimet për kufijtë. Jemi ne që nuk do t’i lejojmë këto tema. Nuk na mbron më tarifa”, tha Osmani në RTK.
Osamni shtoi gjithashtu se kur Qeveria e kaluar e kishte vendosur taksën ajo ishte një masë mbrojtëse për idenë e ndryshimit të kufijve në dialog me Serbinë.
Sipas saj, tashmë kufijtë i mbrojnë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.