Fjalë Kyçe

Thaçi për liberalizimin e vizave: Kosova u tradhtua nga BE

Thaçi për liberalizimin e vizave: Kosova u tradhtua nga BE

Presidenti Hashim Thaçi është deklaruar i ashpër me Bashkimin Evropian për mos liberalizimin e vizave.

Thaçi thotë se Kosova u tradhtua nga BE.

‘’Kosova është e tradhtuar nga BE për mos liberalizmin  e vizave. Kosova ka kryer gjitha obligimet dhe standardet për viza, dhe ky është diskriminim dhe ndëshkim i padrejtë’’, ka thënë ai në ‘A Show’.

Tutje presidenti e ka quajtur çmenduri mendimin se SHBA do që ta dëmtojë Kosovën.

‘’Të mendojë dikush që SHBA do ta dëmtojë Kosovën, është çmenduri politike. SHBA nuk funksionon me simpatia apo politika të tilla. Kosova është investim strategjik’’.