Prezantimi i djeshëm i fotografive nga Flora Brovina, e cila pretendonte se aty figurojnë serbët duke dhunuar një grua shqiptare gjatë luftës në Kosovë, ka nxitur reagimin e mediave serbe.
Në një artikull të publikuar së fundi nga B92, shkruan se ”Prishtina po përdorë pornografi të Irakut për të akuzuar ende serbët për përdhunim”, njofton Klan Kosova.
Ky reagim i tyre erdhi pasi origjinaliteti i tyre u kontestua më pas kur u nxorën në pah imazhet e prezantuara nga Flora Brovina për të cilat thuhet janë të shkrepura në Irak.
Më tej mediumi serb ka shtjelluar edhe gjithë zhvillimin e djeshëm të ndodhur kur fotografia u shfaq papritur të enjten në Kuvendin e Kosovës pas publikimit të bërë nga Flora Brovina.