Fjalë Kyçe

Rrahje në mes të disa personave në Ferizaj, gjakoset trotuari

Rrahje në mes të disa personave në Ferizaj, gjakoset trotuari

Një rrahje në mes të disa personave ka ndodhur pak para mesnatës në afërsi të një lokali pranë objektit të Komunës në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Nga përleshja fizike e cila dyshohet të ketë nisur brenda lokalit, vërehen njolla gjaku në trotuar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë fillimisht Policia, e më pas edhe emergjenca.

Shumë qytetatë janë parë duke u dalë nga lokali me panik.