Një shkrim i para dy ditëve i kryetarit të PDK’së Kadri Veselit në rrjetin social Facebook, ka bërë që ambasadori Richard Grenell t’ia kthejë në Twiter atij, duke i thënë se Kryemninistri Kurti ka të drejtë për heqjen e taksës dhe se Amerika e mbështetë atë.
Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, kishte reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti se do ta heqë së shpejti tarifën ndaj mallrave serbe. Veseli ka thënë se Kurti po dëshiron që me heqjen e taksës t’ia përmbush kërkesat e Listës Serbe dhe shtetit të Serbisë.
“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutin e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, kishte shkruar Veseli në Facebook.

Ndërsa, menjëherë pas kësaj kishte reaguar Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadori Richard Grenell, duke mbrotjur idenë e Kryeministrit Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Grenell i ka reaguar në Twitter Kadri Veselit, duke i thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se kryeministri Albin Kurti për këtë ka të drejtë, Kosova duhet ta heq taksën ndaj Serbisë.
Ambasadori amerikan i ka kujtuar Kurtit që taksa po e dëmton Kosovën dhe po i pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës.
“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heqin taksën 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar Grenell në Twiter.
I pari i PDK’së nuk priti gjatë dhe reagojë pësëri në këtë rrjet social duke i thënë shkurt e shqip amabasadorit amerikane se Kurti është gënjeshtar dhe se plani i Veselit ishte i qartë prej janarit të vitit 2019.
“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019”, ka shkruar Veseli në Twiter.

Mirëpo, mbrë pas orës 23 Grenell iu kundërpërgjigj përsëri Veselit. Grenell ka shkruar se mund të bisedojë në çdo kohë me të, për t’ia shpjeguar pse SHBA’të mendojnë që taksa duhet të hiqet.
“Unë jam i lumtur të bisedoj me ju në çdo kohë për të shpjeguar pse Shtetet e Bashkuara mendojnë se duhet të mbështesni përfundimin e tarifave 100% menjëherë”, ka shkruar Grenell në Twiter.

Kujtojmë, që Albin Kurti, si rrallëherë tani është pro-bisedimeve me shtetin e Serbisë për të arritur marrëveshjen përfundimtare të negociuar nga BE’ja dhe SHBA’ja.
Ai ka shpehur gatishmërinë e tij për përfshirje në dialogun me Serbinë, si dhe për përfshirjen e SHBA në këtë proces përmes emisarit special të presidentit Trump, ambasadorit Richard Grenell. Kurti tani po thotë se ambasadorit Grenell i ka dhënë energji të re procesit të dialogut me Serbinë.