Pacientja e cila ishte e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK ka rezultate negative.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbajti një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me pacienten e shtruar në Klinikën Infektive, e cila kishte dyshuar se ka koronavirusin, raporton Koha.net.
Por, sipas analizave të bëra, ajo rezulton se nuk e ka koronavirusin e ri.
Lajmin për Grupin Koha e ka konfirmuar edhe Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK-së.