Fjalë Kyçe

Kosova në ditë zie për artisten Nexhmije Pagarusha

Kosova në ditë zie për artisten Nexhmije Pagarusha

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Sipas Presidencës, në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten në moshën 86 vjeçare.Ajo do të varroset në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare.