Fjalë Kyçe

Brovina: Nuk e kam verifikuar personalisht fotografinë e publikuar dje

Brovina: Nuk e kam verifikuar personalisht fotografinë e publikuar dje

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, ka mbajtur një konferencë për medie ku ka shpalosur detaje rreth rastit të publikimit të fotografisë së një gruaje te dhunuar gjatë luftës së Kosovës, shkruan GazetaAlo

Ajo ka thënë se nuk e ka verifikuar personalisht fotografinë të cilën e kishte publikuar dje në Kuvend.

Brovina nuk dha detaje rreth burimit të asaj fotografie, por vetem se ka kërkuar përdorimin e saj nga personi në fjalë, ndërsa ky i fundit i kishte thënë  se ajo fotografi është e verifikuar. Brovina tutje ka thënë se saktësinë e fotografisë do ta vërtetojnë organet e shtetit.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina dje gjatë seancës së Kuvendit ka shpalosur dy fotografi të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, njëra prej tyre dyshohet që është skenë e një filmi pornografik të Irakut.

Tutje Brovina gjatë kësaj konference për medie ka cekur se dje në Kuvend ka dashur të ekspozonte edhe një fotografi të tretë, por ky i fundit sipas Brovinës është rast më i rëndë./GazetaAlo/