Fjalë Kyçe

Bëhuni gati: Nga java e ardhshme temperatura minus, reshje shiu dhe bore në Kosovës

Bëhuni gati: Nga java e ardhshme temperatura minus, reshje shiu dhe bore në Kosovës

Dielli i cili po mbizotëron gjatë ditës së sotme duket se nuk do të zgjas edhe shumë, pasi që është paralajmëruar se do të ketë reshje shiu dhe dëbore që nga java e ardhshme, ku temperaturat do të dalin në minus qysh nga e hëna.

Sipas meteorologëve, fillimi i javës do të sjellë mot të butë, me reshje lokale shiu, ndërsa nga e mërkura pritet që këto reshje shiu të shndërrohen në reshje të dëborës.

Siç njofton Prishtina Weather, vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten rreth mesatares, e kohë pas kohe do të rriten edhe në të pashëndetshme.

9.02 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e ditën mot më i butë.

10.02 – Mot i butë, gjatë ditës vransirat do të shtohen. Në mbrëmje vonë priten reshje lokale shiu.

11.02-12.02 – Të martën, mot i butë, me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, në vise malore borë.

Gjatë kësaj periudhe temperaturat do të shënojnë rritje graduale edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në 4C, e maksimalet nga 5C deri në 12C.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e nga fillim i javës do të pësojë rënie.