Fjalë Kyçe

Plakun nga Ferizaj e mashtrojnë keq, një guri ia shesin për telefon

Plakun nga Ferizaj e mashtrojnë keq, një guri ia shesin për telefon

Një ngjarje pak e zakontë ka ndodhur dje në Kosovës, përkatësisht në qytetin e Ferizajt.

Një plak rreth të 70’tave është mashtruar keq nga një qytetar i pandërgjegjshëm, pasi në vend të një telefoni të vërtetë, ai ia kishte shitur një gur dhe një “lodër telefon”, që kushton vetëm 1 euro, shkruan Reporteri.net.

Një qytetar i prekur nga kjo ngjarje, përmes profilit të tij në “Facebook”, e ka ndarë këtë shqetësim me miqtë e tij, pasi veprimet e tilla duhet të bëhen publike.

Pra, bazuar në këtë postim, xhaxhai kishte paguar 25 euro për telefonin që doli të jetë guri.